Foka ua hedh balenave, kërcen në varkë e fotografes për t’iu shpëtuar (VIDEO)

14 Nëntor 2025, 18:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foka ua hedh balenave

Një fokë që po përndiqej nga një kope balenash orka ia hodhi paq sulmit të tyre duke kërcyer në varkën e fotografes amerikane, Charvet Drucker.

Fotografja amatore tha për Associated Press se po shkrepte foto të orkave në brigjet e ishullit Camano në Uashington, kur vuri re kopenë që po shfaqte shenja të një gjuetie.

Vetëm pak më pas, një fokë kërceu në varkën e saj duke u përpjekur t’u shpëtonte dhëmbëve të tyre.

Drucker tha se orkat u larguan pas 20 minutash dhe foka u hodh në ujë kur varka iu afrua bregut.

 


Video