Egla Ceno drejt martesës? Ja si qëndron e vërteta

24 August 2024, 12:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Egla Ceno drejt martesës? Ja si qëndron e vërteta
Egla Ceno

Ditët e fundit në rrjet thashetheme ka qarkulluar për fituesen e “BBVA 3”, Egla Ceno. Ka qenë gazetari Ronaldo Sharka që ka shkruar se edhe Egla Ceno do të martohet.

Egla shpesh ka folur dhe është shprehur se jashtë ka pasur një person që i kishte “vjedhur” zemrën dhe se ishte e dashuruar.

Duket se shumë shpejt aktorja do i jap fund beqarisë. Këtë lajm e ka ndarë përmes një postimi gazetari Ronaldo Sharka, i cili shkruan se Egla do martohet këtë verë. Sipas gazetarit Ronaldo Sharka dyshja do të bëjnë një dasmë të madhe dhe tradicionale. Me gjasa që kjo është një deklaratë e Ronaldos, i cili ka kërkuar që të provokojë mediat. Duke qenë një periudhë e vakët lajmesh, duket se Ronaldo ka dashur pak vëmendje, duke ironizuar kështu edhe fituesin e “Big Brother”.

Sakaq Egla ka zgjedhur që ta injorojë këtë shkrim të tij, duke vijuar me rutinën e saj. Kujtojmë se kur ishte në “Big Brother”, vetë aktorja u shpreh se ishte e dashuruar dhe se partnerin e kishte jashtë. Kaq mjaftoi që në rrjet të zbulohej se, në fakt, aktorja figuronte e martuar. Vëllai i Egla Cenos sqaroi aludimet se aktorja ka qenë e martuar me një djalë italian ose është ende.

Egla ka thënë se e ka një “dashuri jashtë”, por vëllai i saj tha se ajo ka vetëm një “martesë për letra”. Beso, i ftuar në “Shqipëria Live”, tha: (Egla) Nuk është e martuar, për të fituar letrat në Itali ka qenë në martesë fiktive nuk jam shumë i sigurt po nuk është e martuar, një mik i ngushtë është ofruar ta ndihmojë unë e di që motrën e kam të pamartuar nuk e di si figuron në gjendje civile po e di që nuk është e martuar…

“Po është e saktë më kujtohet është një mik i ngushtë në fillimet e saj kur ka filluar letrat … me sinqeritetin më të madh do ishte injorancë e madhe që vëllai nuk do dinte diçka… jemi njerëz të lirë të themi çfarë duam…”

Gjatë një interviste për “Fiks Fare”, Egla ka folur për herë të parë në lidhje me këtë çështje. Aktorja tha se lidhja me italianin është e kohërave të rinisë, duke treguar se tashmë nuk ka marrëdhënie me personin në fjalë.

“Tani jam hedhur në Bullgari me Dragoviç edhe pse radha ka shkuar tek molla e kuqe”, u shpreh Egla duke qeshur.

Aktorja Egla Ceno gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj ka zbuluar detaj të reja nga jeta personale. E teksa fansat janë kuriozë për të ditur më shumë për jetën sentimentale të fitueses së “Big Brother VIP”, një ndër ta e ka pyetur: “Kur do të martohesh”. Kësaj pyetje Egla duke qeshur i ka dhënë një përgjigje epike: “Ja sa të bëhem 50 vjeç. Vazhdare”.

Me gjasa edhe nëse ndodhë që aktorja të martohet, do ta mbajë këtë sa më larg publikut, ashtu si ka bërë në gjithë këto vite me jetën e saj private.

 

 


Video