Edi Rama i bën Luizit pyetjen që të gjithë e kanë menduar (dhe Luizi u përgjigj, edhe për filmat që do të bëjë)

20 May 2023, 16:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama i bën Luizit pyetjen që të gjithë e kanë
Luizi dhe Rama

Luiz Ejlli po bën “BBV”  ishte sot në podkastin e kryeministrit Edi Rama dhe sigurisht që s’i shpëtoi pyetjes nëse është vërtet i martuar me Kiarën. 

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Tani një gjë dua të di unë. Kjo martesa, sa dole nga aty, është reale kjo apo është vazhdimi i spektaklit?

Luiz Ejlli: Po pse thua është reale apo vazhdimi? Po pyet për një shok apo për vete? Po pyet për Lalin? (Erion Veliajn).

Edi Rama: Se thashë larg qoftë tani këtë e ka organizuar Lali se do patjetër të martojë Luizin.

Luiz Ejlli: Unë s’e di si i keni punët me Lalin dhe nuk merrem me atë pjesë.

Edi Rama: Me Lalin i kemi shumë mirë, po është reale?

Luiz Ejlli: Reale!

Edi Rama: E mirë, të trashëgohesh atëherë!

Luiz Ejlli: Faleminderit! Më erdhi dhe keq që nuk ishe.

Edi Rama: Të kesh një martesë sa më të lumtur!

Luiz Ejlli: Faleminderit!

Pra, Luizi dhe Kiara janë martuar me të vërtetë, për ju që dyshonit.

Ndërkohë, më tej fituesi i Big Brother Vip 2 ka thënë se, në të ardhmen do merret jo vetëm me muzikë, por dhe me filma.

“Unë do vazhdoj ëndrrën që mu ndërpre, e ndërpreva vetë, nuk ma ndërpreu kush, me dëshirën time. Do vazhdoj aty ku e kam lënë. Do bëj këngë sa më shumë. Kam dhe projekte për filma që i kam marrë skenarët, filma, seriale. Një pjesë e tyre do të dalin deri në muajin tetor-nëntor”.

Edi Rama: Filma që ti bësh vetë apo që janë bërë?

Luiz Ejlli: Janë bërë. skenarët më janë dhënë dhe unë jam personazh kryesor. Janë komedi. Janë bërë si skenarë, janë gati, thjesht do fillojmë xhirimet.


Video