"Do humbasë pikë sonte..."/ Ermiona edhe Eva tentojnë të pajtojnë Kiarën dhe Luizin. Ia dolën?

28 February 2023, 17:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Do humbasë pikë sonte..."/ Ermiona edhe Eva tentojnë
Ermiona dhe Kiara

Teksa Kiara Tito po i mban qëndrim Luiz Ejllit për atë që ndodhi dje, banorët duket se nuk dëshirojnë t’i shohin ata të mërzitur me njëri-tjetrin.

Pas Ermionës edhe Eva së fundmi është përpjekur t’i mbushë mendjen moderatores së Luizi nuk bëri asgjë të keqe. Madje, aktorja e ka vlerësuar Kiarën për krenarinë e saj, teksa i kërkonte ta falë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Ndërsa Emriona i ka kërkuar moderatores që të bëjë një hap drejt Luizit.

Sot, Ermiona e cilësoi “asgjë” atë që ndodhi pasditen e djeshme, duke ia kërkuar si nder Kiarës që të afrohet me Luizin.

Gjithashtu Ermiona i tha Kiarës se ka shkuar dje në dhomën e rrëfimit dhe përgjigja që ka marrë ishte “kjo është loja.”

Pjesë nga biseda:

Ermiona: Nuk është e logjikshme, edhe ti po vdes ta shikosh, kot fare. Bëje për Jonën këtë radhë. Ka një Prime përpara.

Kiara: Pas Prime-it, do flasim.

Ermiona: Jo, pas Prime-it, duhet para. Duhet para, e kupton si do të jetë ky në Prime? Bëje për Jonën.

Kiara: Është një gjë që po e bëj për vete dhe për atë, ia thashë dje pse-në. Nuk është çështje bëje për Jonën.

Ermiona: Po nuk ka ndodhur asnjë gjë mi, është kokfortësi, asnjë gjë s’ka ndodhur.

Kiara: Mbase për ty s’ka ndodhur gjë, por për mua ka ndodhur diçka.

Ermiona: Këtu brenda gjërat janë ndryshe, nuk jeni jashtë, e kuptoj.

Kiara: Nuk ka kuptim edhe të rrijë shtrirë në krevat.

Ermiona: Nuk është produktiv nëse ti i ke thyer zemrën.

Kiara: Shumë mirë, ta mendojë më mirë herë tjetër kur ta bëjë një gjë, se edhe unë lëndohem, nuk lëndohet vetëm ai.

Ermiona: Gjendjet emocionale tuajat, janë ndryshe. Ai Prime mund të humbi shumë pikë, se do dali atje.

Kiara: Për çfarë do humbi pikë, se nuk jemi ndarë. Do kalojë, më beso, do flasim prapë. Thjesht është moment.

Ermiona: Jona nuk do rrijë përgjithmonë këtu, mendoje atë që të thashë. Unë shkova aty brenda, i pyeta, kjo është loja më thanë. Edhe ato u vërtitën rreth jush, se po të ishte ai aty… U mblodhën të gjithë aty, edhe gocat me cigare e kështu gjërash, ta shtuan më shumë trysninë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Po çfarë ndodhi midis Kiarës dhe Luizit?

Një mision i vendosur nga “Vëllai i Madh” për vajzat e shtëpisë, krijoi kaos, solli lot, debate dhe një situatë të vështirë për Kiara Titon. Ermiona iu komunikoi vajzave të tjera se “Big Brother” iu ka dhënë një mision, ku duhet të injorojnë djemtë e shtëpisë, të mos flasin me ta, të mos reagojnë dhe të mos i prekin. Kështu vajzat do të fitonin një avantazh.

Luizi, i cili e kuptoi që në fillim lojën nga reagimet e Kiarës, ishte ai që u mundua të bëjë partneren e tij të dorëzohet për të humbur lojën. Megjithëse fillimisht i tha Kristi se “gratë tona janë në lojë dhe mund të kenë një avantazh”, ai e çoi Kiarën deri në atë pikë sa ajo të përlotej dhe të kërkonte ndihmë nga Olta.

Luizi e zuri “ngushtë” në një cep, Kiarën në tualet, duke mos e lënë të lirë, deri në momentin që do i fliste dhe do të humbte lojën dhe avantazhin që vajzat do të merrnin. Duke qarë dhe duke thënë, “Olta dua të dal, nuk mundem, po më merret fryma, nuk është normale. Të lutem Olta më ndihmo”, Kiara u përpoq t’i shpëtonte Luizit dhe Armaldos, të cilët nuk hoqën dorë nga presioni që po i bënin Kiarës, duke injoruar tërësisht gjendjen e saj. Pas kësaj, Kiara doli e përlotur jashtë, duke ia treguar edhe një herë Luizit gjendjen e saj të rënduar.


Video