"Djemë e vajza me kurora", Bora dhe Donaldi ia marrin bashkë këngës vlonjatçe në makinë? (VIDEO)

15 September 2022, 20:33Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Djemë e vajza me kurora", Bora dhe Donaldi ia marrin bashkë
Bora Zemani

Donald Veshaj dhe Bora Zemani u bënë kryetema e medias rozë për një kohë të gjatë me romancën e tyre me ndarjet dhe ribashkimet.

Tashmë, prej një kohë të gjatë përflitet se ata janë sërish bashkë dhe shpesh në rrjet kanë dalë foto të tyre, por deri më tani ende asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht.

Së fundmi, Bora ka hedhur një video në InstaStory teksa udhëton me makinë dhe në kasetefon është vendosur kënga "Mirësevini iu pret Vlora" të këngëtarit Renato Jaho.

Bora shfaqet duke e kënduar bashkë me këngëtarin këtë këngë, teksa në një moment të këngës dëgjohen disa fishkëllima nga ana e drejtuesit të mjetit që Bora nuk ia ka zbuluar fytyrën, por sipas komenteve në rrjet dyshohet se krah saj është Donaldi.

Si Bora, po ashtu dhe Donaldi janë të dy nga Vlora, jo pak herë e kemi dëgjuar Donaldin duke fishkëllyer gjatë Big Brother Vip në momentin kur vendoseshin këngë dhe së treti, Bora nuk ka bërë asnjë person tag se kush ndodhet me të në makinë.

Kjo ka bërë që ndjekësit të dyshojnë se Bora ndodhet me Donaldin në makinë, pse jo ndoshta duke udhëtuar drejt Vlorës me një këngë për Vlorën, e cila është krenaria e të dyve.


Video