"Derdha lot për humbjen e 3 jetëve", moderatorja reagon për vdekjen tragjike të çiftit shqiptar: Do mbashesh mend për të qeshurat që dhuroje

9 August 2022, 20:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Derdha lot për humbjen e 3 jetëve", moderatorja reagon
Ester Bylyku dhe familja Belliu

Moderatorja Ester Bylyku ka reaguar lidhur me vdekjen tragjike të çiftit shqiptar Florind Belliu dhe bashkëshortes së tij Ornela Shehi, të cilët humbën jetën tragjikisht pak ditë më parë duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit ku jetonin në New York.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ester e konsideron aktorin e ndjerë si mik, dhe shton se ka derdhur lot pas lajmit se ai dhe bashkëshortja e tij shtatzënë kanë ndërruar jetë.

“Njiheshim pak, ama mjaftoi që të derdhja lot pas lajmit të humbjes së 3 jetëve, tëndes dhe bashkëshortes shtatzënë! U prehsh në paqe mik, do mbashesh mend gjithmonë për të qeshurat që dhuroje”– shkruan Ester Bylyku.

Dyshohet se Florindi hodhi fillimisht Ornelën nga kati i gjashtë dhe më pas u hodh edhe vetë, teksa lanë pas dy fëmijë të mitur jetimë dhe ishin në pritje të një fëmije të tretë. Florind Belliu vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor.

Çiftit shqiptar do t'i jepet ditën e nesërme lamtumira e fundit në New York.

"Derdha lot për humbjen e 3 jetëve", moderatorja reagon


Video