VIDEO/ Edhe Eva Murati bëhet këngëtare, ia merr këngës në Maratonën e Fierit

9 August 2022, 15:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Edhe Eva Murati bëhet këngëtare, ia merr këngës
Eva Murati

Eva Murati është një ndër vajzat më simpatike të showbizit shqiptar dhe komentohet shpesh në median rozë. Deri më sot, atë e kemi njohur si prezantuese të programeve të ndryshme por edhe si aktore.

Së fundmi, ajo është shfaqur ndryshe, me një "profesion" të ri. Eva është prezantuese e "Maratonës Këngë Moj", teksa në mbrëmjen e Fierit, ajo ka kënduar një këngë edhe vetë. Siç mund ta shihni dhe ta dëgjoni në videon e mëposhtme, Eva këndon këngën e gajdexhiut.

Kujtojmë se edhe më herët Eva e ka lënë të hapur mundësinë që të bëjë një këngë të sajën në të ardhmen teksa ka treguar se ka kënduar deri në klasën e nëntë.


Video