Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe kjo verë ka qenë mjaft e suksesshme për të me koncerte të shumta si në Kosovë, Shqipëri dhe jashtë tyre.
Por, në koncertin e fundit, artistes i ka ndodhur një surprizë mjaft interesante. Dafina ka marrë një propozim për martesë nga një vajzë teksa ishte duke performuar në skenë.
Videot janë publikuar në instagramanin e fanses dhe janë ripublikuar dhe nga vetë Dafina ku shihet teksa një vajzë i vendos një unazë në gishtin e martesës.
”Tashmë jemi zyrtarisht të martuara”, ishte mbishkrimi i saj në video.
