Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez e kanë quajtur vajzën e tyre të vogël Bella Esmeralda.
Përmes një postimi në Instagram, bukuroshja zbuloi emrin që kishin zgjedhur për vogëlushen e tyre, së bashku me tre foto të adhurueshme teksa e vogla shfaqet duke fjetur në krevatin e saj e veshur me një kostum Moschino.
Foshnja shihet duke qeshur, ndërsa ndodhet në krevatin e saj. Postimi mori mijëra pëlqime dhe komente nga miliona fansa të çiftit menjëherë pasi e prezantuan të voglën me botën.
Ka qenë bukuroshja ajo që u ka treguar foto të vajzës fansave të saj mbishkrimin e së cilës e ka shoqëruar me datën muajin dhe vitin e lindjes.
Ylli i Manchester United dhe modelja 24-vjeçare mirëpritën Bella Esmeraldën më 18 Prill. Ata fatkeqësisht humbën djalin e tyre të porsalindur, vëllain binjak të Bella-s.