Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gazeta turke “Hurryiet”, ka shkruar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në një spital në Antalia të Turqisë për heqjen e kilogramëve të tepërt.
Sipas “Hurryiet” Osmani ka qëndruar për një farë kohe në një hotel me 5 yje në Antalia dhe pas operacionit është kthyer në Kosovë.
Në artikullin e kësaj gazete thuhet se operacioni u krye nga anëtari i Universitetit ‘Akdeniz’, Dr. Ajhan Mesci.
Siç thuhet më tej në shkrimin e gazetës turke, operacioni, të cilit iu nënshtrua Osmani, ndihmon përafërsisht 80 për qind në heqjen e kilogramëve. Kështu sasia e ushqimit të konsumuar kufizohet natyrshëm dhe arrihet humbja e shpejtë e peshës.
