
Bella Esmeralda do të jetë emri i vogëlushes së Cristiano Ronaldos dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez, i ardhur në jetë më 18 Prill. Ka qenë vetë çifti i cili ka bërë me dije emrin e vajzës së tyre.
Ronaldo dhe Georgina ishin në pritje të dy binjakëve por fatkeqësisht ata e humbën djalin e tyre. Megjithatë, vajza lindi e shëndetshme dhe së fundmi ishte në gjendje të kthehej në shtëpi me pjesën tjetër të familjes.
Ylli i Mançester Junajtid ka shpërndarë një imazh në Instagram në fillim të këtij muaji, ku mban në krah vajzën e tij. Fotoja bardh e zi tregon një Ronaldo pa bluze i ulur në një divan me vogëlushen, me titullin: “Përgjithmonë Dashuri…” së bashku me një zemër dhe një emoji lutjeje.
View this post on Instagram