Serbët vjedhin hitin shqiptar “Dale” të Ledrit, Kidës dhe Butrintit

6 May 2022, 22:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Serbët vjedhin hitin shqiptar “Dale” të Ledrit, Kidës
Pamje nga videoklipet

Njëra ndër këngët më të dëgjuara të muzikës shqiptare është padyshim edhe hiti “Dale”, i sjellë nga Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri.

Kënga e publikuar ka shënuar një sukses të madh teksa numëron mbi 100 milionë klikime në kanalin YouTube.

Suksesi i saj duket të ketë bërë jehonë edhe në shtetin fqinj të Serbisë, pasi që këngëtarja Pashata në bashkëpunim me Kamelian dhe Torinon, kanë publikuar projektin e tyre të titulluar “PLAN B”, i cili është pothuajse i njëjtë me atë të treshes nga Kosova, vetëm se i ri-sjellë në gjuhen serbe.

“PLAN B”, i publikuar të enjten më 5 maj numëron mijëra klikime në kanalin e tyre në YouTube. Megjithatë në detajet e shënuara poshtë videos, vihet re se nuk ekziston asnjë marrëveshje me artistët shqiptarë duke i përvetësuar të gjitha të drejtat autoriale.

 


Video