Kina orientoi satelitët spiunë për të parë një avion që nuk ekzistonte në SHBA

7 May 2022, 17:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kina orientoi satelitët spiunë për të parë një

"Top Gun: Maverick" del në kinema këtë muaj dhe ndërsa pjesa më e madhe e filmit paraqet aeroplanë realë të marinës amerikane, ka një mjet ‘ekzotik’ që adhuruesit e aviacionit mund të mos e njohin: ‘Darkstarin’ hipersonik.

‘Darkstar’ mund të mos jetë një aeroplan i vërtetë, por ngjason shumë si i tillë, aq sa marina me sa duket i tha producentit të Top Gun, regjisorit legjendar Jerry Bruckheimer, se Kina i riorientoi satelitët spiun për të marrë një pamje të plotë të avionit.

“Marina na tha se një satelit spiun kinez u riorientua në hapësirë për të fotografuar atë aeroplan. Ata menduan se ishte e vërtetë”, tha Bruckheimer për Sandboxx News.

Darkstar ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me interpretimet e artistëve të projektit të Lockheed Martin të SR-71 Blackbird, SR-72 hipersonik. Sipas Bruckheimer dhe Joseph Kosinski, regjisori i filmit, ata në fakt kanë punuar me inxhinierë nga Skunk Works e famshme e Lockheed Martin për dizajnin.


Video