Bledi Mane lëshon një tjetër "thumb" ndaj Nita Latifit, këtë herë e lidh me situatën në veri të Kosovës

1 June 2023, 17:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Bledi Mane lëshon një tjetër "thumb" ndaj Nita Latifit,
Bledi Mane dhe Nita Latifi

 

Bledi Mane dhe Nita Latifi kanë pasur një raport të mirë me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2. Mirëpo pas mbarimit të kësaj eksperience, dy ish-banorët duket se i kanë prishur marrëdhëniet, pasi kanë parë nga jashtë rrjedhojën e gjërave brenda shtëpisë.

Bledi ka qenë ai që s’ka lënë moment pa e përfshirë Nitën e pa e komentuar, e kështu ka bërë edhe në postimin e fundit.

Ai e quan Nitën mosmirënjohëse sërish, e madje e krahason me kryeministrin e Kosovës.

‘Albin Kurti mosmirënjohes si Nita’- nis postimin e tij Bledi.

Ja ç’shkruan më tej: "Albin Kurti mosmirënjohës si Nita. Imagjinoni sikur një moment Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Nato te terheqin prezencen e tyre ushtarake nga Kosova ashtu siç bene 2 vjet me pare ne Afganistan.. Kush do ta mbroje pavarësine e Republikes së Kosoves, ushtria e Albin Kurtit apo ushtria e Niko Peleshit???"

Bledi Mane lëshon një tjetër "thumb" ndaj Nita Latifit,


Video