Autogol dhe gol, vëllai i Klaus Gjasulës shpërthen në lot me ngashërim pas golit të barazimit (VIDEO)

20 June 2024, 11:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Autogol dhe gol, vëllai i Klaus Gjasulës shpërthen në lot me

Emocione të forta ka dhuruar një ditë më parë Kombëtarja, teksa zbriti në fushë përballë Kroacisë, duke marrë barazim në frymën e fundit.

Goli i barazimit erdhi nga Klaus Gjasula në minutën e 94, duke u bërë kështu dhe goli që shënohet në vonë.

E ndërsa i gjithë stadiumi u drodh nga brohorima e tifozëve shqiptarë, nuk kishte si të mos dallohej gëzimi në sytë e familjarëve të Gjasulës, i cili shënoi më herët dhe një autogol.

Në këto pamje që janë shpërndarë tashmë gjerësisht në rrjet, shihet vëllai i Gjasulës, i cili shpërthen në lot me ngashërim pas barazimit.


Video