Jonida Gjoka, animaliste, u shpreh në një emision në Ora Neës se njerëzit duhet që ti duan kafshët dhe të kujdesen për to.
Ndër të tjera Gjoka tha:
“Një njeri që do kafshët nuk ka shans të mos i dojë njerëzit. Sepse dhembshuria, vuajtja është njësoj edhe për kafshët. Ne jemi shpirtra. Sa më shumë njoh kafshët aq më keq më vjen për njerëzit. Se ai njeri që është i keq është sepse ai nuk ka dashuri Brenda. Ai duhet mëshiruar”.
Por jo vetëm kaq. Ajo është shprehur se njerëzit duhet t’i duan kafshët dhe të kujdesen për to dhe jo t’i hanë, sepse janë kushërinjtë tanë.
“T’i preferon të hash një jetë kafshe, që është praktikisht një kushëriri jot, që ne me DNA jemi kaq afër me atë kafshë. Si mund të hamë ne kushëririn tonë”, është shprehur ajo.
View this post on Instagram