Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një këngë e re do të shoqërojë kombëtaren shqiptare të futbollit në Kampionatin Europian 2024 në Gjermani.
Kënga plot ritëm, nga reperi i njohur Capital T është publikuar sot dhe mban titullin “Albania”.
Videoklipi i realizuar mjaft mirë është i mbushur me simbole kombëtare, teksa pamjet magjike të natyrës dhe qyteteve nga të gjitha trojet shqiptare e shoqërojnë atë.
Kënga, ndonëse mjaft ritmike dhe pak e veshtirë për t'u memorizuar, është paska më moderne nga këngët që jemi mësuar t’i këndojmë të gjithë kur luan kombëtarja, nga “Xhamadani vija-vija”, deri te “Kuq e Zi” e Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit dhe së fundmi himni “Mora fjalë” e Shkurte Fejza.