Aktorja e njohur tregon mes lotësh traumën që kaloi pasi çoi nipin e mitur te e njëjta klinikë ku vdiq 3-vjeçari (VIDEO)

5 October 2023, 16:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aktorja e njohur tregon mes lotësh traumën që kaloi pasi
Aktorja Eliona Pitarka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth tre ditë më parë, ku një vogëlush 3-vjeç, ka ndërruar jetë në QSUT, pas ndërhyrjes që kishte bërë në një prej dhëmbëve në një klinikë private të mjekut stomatolog Roland Xhaxho.

Sipas familjarëve i vogli i është nënshtruar ndërhyrjes në klinikën dentare për 9 orë, dhe për shkak të injektimit të lartë të narkozës, i është prekur mëlçia, e si pasojë ka humbur jetën.

Mes shumë reagimesh, ishte dhe ai i aktores Eliona Pitarka, e cila mes lotësh tregoi se një vit më parë kishin dërguar nipin tek klinika dentare e mjekut Roland Xhaxho, dhe se pasi e kishin marrë në shtëpi, i ishte dashur 5 orë që t’i dilte narkoza.

Video nga RevistaClass:

 

 


Video