Aksidenti tragjik i yllit portugez të Liverpool, pse ‘supermakinat’ si e Diogo Jotës marrin flakë kaq lehtë

5 Korrik 2025, 09:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fati ishte i keq për  futbollistin portugez të Liverpool-it, Diogo Jota, i cili rreth 12 ditë pas dasmës me të dashurën e tij, Roisi Cardoso, 28-vjeçari humbi jetën në mënyrë tragjike së bashku me vëllain e tij në qytetin spanjoll Valladolid, pasi makina luksoze në të cilën udhëtonin, një Lamborghini, u përfshi nga flakët dhe u shkrumbua totalisht.

Sipas informacioneve që kanë dalë deri tani, dy futbollistët portugezë humbën jetën në kilometrin e 65-të të autostradës A-52 në provincën Zamora, pranë rajonit administrativ Palacio de Sanabria.

00Dëshmitarët e ngjarjes raportojnë se fillimisht shpërtheu një gomë e Lamborghini-t dhe më pas drejtuesi, ende i panjohur se kush ishte, humbi kontrollin, u përplas me barrierat dhe makina mori flakë.

Lamborghini u shkrumbua totalisht, siç duket edhe në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale. Pasagjerët nuk mund të identifikoheshin, dhe identifikimi u bë vetëm nga targa e automjetit.

Pse merr kaq shpejt flakë një Lamborghini?

Kemi parë më herët supermakina që përfshihen lehtësisht nga zjarri.  Një rast i tillë ishte edhe ai i Lamborghini-t me vëllezërit Jota. Edhe pse supermakinat janë ëndrra e çdo adhuruesi të makinave dhe ofrojnë një eksitim maksimal në drejtim, ato kanë një filozofi ndërtimi që i bën më të rrezikshme ndaj zjarrit.

Në veçanti, motorët që janë të vendosur në mes (kështu si në Lamborghini) dhe sistemet e tyre të ftohjes dhe lubrifikimit operojnë në temperatura shumë të larta.

Për më tepër, hapësira e ngushtë përreth motorit, duke qenë se kemi të bëjmë me motorë me shumë cilindra dhe komponentë shumë pranë njëri-tjetrit, bën që edhe një rrjedhje e vogël të shkaktojë zjarr.

Materialet e përdorura, si fibra karboni, ndihmojnë në përhapjen dhe ruajtjen e flakëve, ndërsa metalet e lehta që përdoren në ndërtim kanë pika shkrirjeje të ulëta, kështu që supermakinat shpesh shkrihen në zjarre të tilla.

Prandaj, në rast përplasjeje, rreziku që një supermakinë të përfshihet nga zjarri dhe të digjet plotësisht është i lartë, për shkak të filozofisë së ndërtimit dhe materialeve të përdorura.

Në rastin tragjik të Lamborghini-t ku humbën jetën Diogo Jota dhe vëllai i tij, nuk ka mbetur pothuajse asgjë nga makina.


Video