A është lazeri epilues kancerogjen?

19 January 2024, 12:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A është lazeri epilues kancerogjen?
Iva Vaso

Nga Iva Vaso

Teknologjia lazerike për eleminimin e qimeve bazohet në kombinimin dinamik të dritës dhe nxehtësisë. Thënë këtë, sqarojmë edhe një prej dilemave, apo pyetjeve, që shumë pacientë më të drejtë ngrenë: "A është lazeri epilues kancerogjen?". Lazeri epilues nuk është kancerogjen, apo i dëmshëm për organizmin dhe lëkurën tuaj. Lazerat janë aparatura mjekësore të çertifikuara nga FDA e CE dhe nuk kanë afekte anësore.

Teknologjia lazerike punon përmes gjatësive të ndryshme të valëve të dritës për të detektuar bulbin e qimes. Pra, lazeri nuk është rreze. Lazeri, literalisht dhe metaforikisht thënë, është dritë.

Rrezja e dritës depërton, përmes sipërfaqes së lëkurës, në folikulin e qimes për të mbërritur deri në papilën e qimes (aparati riprodhues i qimes), ku përthithet specifikisht vetëm nga pigmenti (melanina) që gjendet ne folikulin pilifer. Mandej drita shndërrohet ne nxehtësi, duke shkatërruar indet që ushqejnë folikulin e qimes. Ajo çka vlen të theksohet është se, ky mekanizëm veprimi nuk prek asfare indet përreth folikulit.

TRIO X është lazeri i një teknologjie inovatore, i cili ka të inkorporuara të trija gjatësitë e valëve: Aleksandrit (755nm), Diodë (705nm) dhe Nd-Yag (1064nm), për një epilim me rezultat maksimal në çdo fototip lëkuror dhe në çdo lloj qime në lëkurën tonë. Të trija gjatësitë e valëve dritore punojnë dhe aktivizohen të integruara, duke shenjuar, njëherësh, folikujt e qimeve në thellësi të ndryshme.

- Cilat janë fototipet lëkurore të përshtatshme për epilimin me lazer?

Të gjitha fototipet lëkurore janë kandidate për t'iu nënshtruar epilimit lazerik, por, fototipet ma të errëta të lëkurës kanë rezultate më shpejta në kohë dhe në reduktim të qimeve, pasi sasia dhe dendësia e pigmenit melaninë në folikulin e qimes në këta individë është ma e lartë.

Zakonisht trajtimi me tetë seanca do t’iu sjellë deri në 80% reduktim të rritjes së qimeve, por, kjo varet kryesisht nga zona.

Për shembull, këmbët e poshtme (pulpat) zakonisht kërkojnë 8 seanca, ndërsa fytyra kërkon rreth 15 seanca.
Të gjitha zonat kanë nevojë për seanca mirëmbajtjeje, sepse, qelizat në organizmin tonë kanë kujtesë dhe aftësi vetërigjeneruese.

Numri i trajtimeve do të varet nga ngjyra e qimes dhe e lëkurës. Sa me e çelët lëkura dhe më e errët qimja aq më lehtësisht të trajtueshme janë. Numri i seancave përgjithësisht varion nga 6-10, teksa rezultatet duken 10-15 ditë pas çdo seance.

Ne shumicën e rasteve, lypet që të gjithë pacientët të përdorin paraprakisht depilimin përmes briskut në zonën që do të trajtohet, pasi lazeri ka nevojë për fokusin e plotë të energjisë së tij direkt në folikulin e qimes.

Pas epilimit me lazer, qimet fillojnë të bien për 5-30 ditët në vijim. Ju mund ta ndihmoni këtë proces duke përdorur një produkt eksfoliues.

Kundërindikimet e terapisë lazerike:

▪︎Lezione të hiperpigmentuara, malinje ose premalinje, në lëkurë
▪︎Ndjeshmëri e shtuar prej terapive lazerike
▪︎Shtatzani dhe gjidhënie
▪︎Administrim i barnave antikoagulante
▪︎Prani e akneve aktive
▪︎Infeksione virale apo baktetiale, që shoqërohen me lezione lëkurore.
▪︎Përdorimi i preparatit Izotretinoinë në 12 muajt e fundit.
▪︎ Diabet
▪︎Skleroderma (çrregullim autoimun, që prek lëkurën, nyjet, enët e gjakut dhe organet e brendshme)

 


Video