7 muaj nga puthja e tyre e parë, Kiara zbulon dhuratën që i ka bërë Luizi

1 September 2023, 20:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
7 muaj nga puthja e tyre e parë, Kiara zbulon dhuratën që i ka
Luizi dhe Kiara

Ditën e sotme, Luizi dhe Kiara me sa duket kanë bërë 7 muaj që nga puthja e tyre të parë në ‘Big Brother VIP’, një puthje e ndodhur në dasmën e tyre provizore të realizuar nga produksioni, siç ka qenë traditë në çdo edicion.

Lidhur me këtë ditë speciale për çiftin, Kiara e ka rikujtuar nëpërmjet postimeve të shkëputura nga dasma në Instagramin e saj, të bashkangjitura me komente të fansave të cilët flasin për rrugëtimin e lidhjes së tyre.

Mirëpo, ajo që ka bërë më shumë përshtypje ishte një aksesori në formën e trëndafilit që Kiara ka postuar, duke bërë ‘tag’ Luizin. Në trëndafil ishte e gdhendur fjala ‘I love you’.

7 muaj nga puthja e tyre e parë, Kiara zbulon dhuratën që i ka

Duket se ky gjest simbolik ishte dhurata e fituesit të ‘Big Brother VIP’ për t’i dhënë Kiarës një buzëqeshje në fytyrë.


Video