Deklarata e modeles Erjola Doçi po bën xhiron e rrjetit, pasi gjatë një interviste tha se harxhon minimumi dy mijë euro në muaj vetëm për kremëra fytyre, pa arsyetur se ku i gjen gjthë ato lekë.
Një prej personave të shumtë që ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë është dhe moderatorja Aida Shtino. Në një postim në rrjetet sociale, Shtino shkruan se me dy mijë euro në muaj mund të jetojnë 4 familje në muaj dhe nëse do të ishte në studio do ta pyeste Doçin se “çfarë pune bën për të jetuar?”
Ajo shton më tej se këta lloj personash janë më të varfër se ata që janë të varfër materialisht, ku sipas saj, shpirtin bosh mundohen ta mbushin me gjëra materiale.
"Epo 2000 € ne muaj per kremera…
Po te isha aty ne studio do ta kisha pyetur kete vajzen : “Cfare pune beni per te jetuar?”
2000 € vetem per kremera nderkohe qe me ato leke mundet te jetojne 4 familje ne muaj….
Platoni thoshte, se nje njeri duhet te mari te ardhura aq sa i duhet per te jetuar , tepricat duhet ti dhuroje, perndryshe demtohet menderisht dhe shpirterisht dhe bie pre e kotesise dhe vesit, si dhe e botes materiale dhe haron shpirteroren. Prandaj miq tere ata e ato qe dalin neper media , e neper rrjete sociale , fb, insta e Tik Tok dhe reklamojne canta, bluza, jete lluksi mos i kini zili, sepse jane shpirterisht me te varfer, se ata qe jane te varfer materialisht. Kur shpirti eshte mbosh “ato/ata” te shkrete mendojne se do ta mbushin me gjera materiale….harrojeni , nuk mbushet kurre shpirti me materie." shkruan Aida Shtino.