A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Temperaturat e larta dhe erërat e forta që kanë përfshirë vendin gjatë dy ditëve të fundit, kanë favorizuar zjarret që kanë shpërthyer në disa zona të Kosovës.
Një rast serioz është regjistruar edhe në fshatin Siqevë të Komunës së Klinës, ku zjarret kanë përfshirë pesë shtëpi. Lajmi është raportuar nga portali lokal Klina Info, i cili ka publikuar pamje në Facebook, ku shihen shtëpitë të përfshira nga flakët.
Ndërkohë, pasditen e sotme, zjarre janë regjistruar edhe në tri qytete të tjera, Prizren, Pejë dhe Drenas.