Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Limaj tregon se çfarë diskutoi me presidenten Osmani

26 July 2025, 22:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Limaj tregon se çfarë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para seancës së fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se mungesa e një marrëveshjeje mes partive politike po vazhdon ta mbajë vendin të bllokuar.

Ai konfirmoi se ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani pas seancës së mbajtur në orën 14:00, ku, sipas tij, është bërë një shkëmbim mendimesh rreth situatës aktuale politike.

“Me presidenten kemi pasur takim dhe thjesht kemi shkëmbyer mendimet pas seancës. Ajo u interesua për zhvillimet dhe për mundësitë e zgjidhjes, ndërsa ne e informuam për atë që kemi thënë edhe në media – që fatkeqësisht nuk ka marrëveshje tash e tre muaj,” deklaroi Limaj.

Ai shtoi se, sipas interpretimit të Nismës, afati kushtetues prej 30 ditësh, që fillon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 26 qershor, nuk është shfrytëzuar realisht për të votuar në Kuvend.

“Besojmë që gjatë këtyre 30 ditëve, deputetët nuk kanë pasur asnjëherë mundësinë reale të votojnë,” u shpreh Limaj, duke lënë të kuptohet se procesi është zvarritur pa një përpjekje të vërtetë për zgjidhje.


Video