Zelensky: Ukraina kontrollon 74 vendbanime në Rusi, vazhdojmë përparimin

13 August 2024, 19:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky: Ukraina kontrollon 74 vendbanime në Rusi, vazhdojmë
Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky në një komunikim me komandantin e përgjithshëm të forcave ukrainase, Oleksandr Syrskyi

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky thotë se ushtria ukrainase ka marrë nën kontroll plot 74 vendbanime në rajonin e Kurskut, në Rusi.

Zelensky thotë se ka komunikuar me komandantin e përgjithshëm të forcave ukrainase, Oleksandr Syrskyi, i cili e ka informuar për situatën në terren.

Zelensky thotë se Ukraina po rrit “fondin e këmbimit”, duke nënkuptuar kapjen e peng të ushtarëve rusë, me qëllim shkëmbimin e tyre me ushtarë ukrainas. Ndërsa jozyrtarisht raportohet se ushtarët ukrainas kanë kapur si peng lufte mbi 1000 ushtarë rusë, ndër ta edhe pjesëtarë të forcave FSB, si dhe ata çeçenë.

Reagimi i Zelenskyt:

Unë jam vazhdimisht në kontakt me Komandantin e Përgjithshëm Oleksandr Syrskyi, duke marrë raporte mbi situatën e vijës së frontit dhe operacionet tona në rajonin e Kurskut. Pavarësisht betejave të vështira dhe intensive, forcat tona vazhdojnë të përparojnë në rajonin e Kurskut dhe "fondi i këmbimit" i shtetit tonë po rritet.

74 komunitete janë nën kontrollin e Ukrainës, ku po kryhen inspektime dhe masa stabilizimi. Zhvillimi i zgjidhjeve humanitare për këto territore vazhdon.

U jam mirënjohës luftëtarëve tanë për shërbimin e tyre heroik.

Përgatitjet për hapat tanë të ardhshëm vazhdojnë.


Video