Zelensky udhëton drejt Anglisë për t’u takuar me Sunak

8 February 2023, 10:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zelensky udhëton drejt Anglisë për t’u takuar me Sunak

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të mbërrijë sot në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar Rishi Sunak dhe trupat ukrainase.

Sky News shkruan se kjo është vizita e tij e parë në Mbretërinë e Bashkuar që kur Rusia pushtoi Ukrainën në Shkurt të vitit të kaluar. Ai ka bërë vetëm një udhëtim tjetër jashtë Ukrainës që atëherë, kur shkoi në Shtetet e Bashkuara dhe u ndal në Poloni pak para Krishtlindjeve.

Zelensky dhe Sunak do të diskutojnë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, duke filluar me një rritje të menjëhershme të numrit të pajisjeve ushtarake.

Mbretëria e Bashkuar do të njoftojë gjithashtu sanksione të mëtejshme ruse sot, duke synuar ata që kanë ndihmuar Vladimir Putin të ndërtojë pasurinë e tij personale, dhe kompanitë që po përfitojnë nga kjo luftë.

Në Dhjetor, Sunak udhëtoi për në Kiev për herë të parë që kur u bë kryeministër në Tetor, ku premtoi një paketë prej 50 milionë funtesh për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Sot ai pritet të njoftojë mbështetjen për trupat ukrainase, ku përfshihen pilotë të avionëve luftarakë dhe fillimi i një program trajnimi për marinsat.


Video