Shpëtohet pas 43 orësh fëmija 3-vjeç në Turqi, babai shpërthen në lot (Video)

8 February 2023, 08:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpëtohet pas 43 orësh fëmija 3-vjeç në Turqi, babai

Një fëmijë 3 vjeçar është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe Sirinë.

Pasi kishte kaluar më shumë se 43 orë nën rrënoja, fatmirësisht ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat 3 vjeçarin Arif Kaan i cili kishte mbetur i bllokuar nën pllaka betoni dhe armaturë në Kahramanmaras në temperatura nën zero gradë.

Babai i tij, Ertugrul Kisi, shpërtheu në lot pasi pa që Arifi shpëtoi dhe u dërgua me shpejtësi në një ambulancë.


Video