Vrau dy kunetërit në Kosovë, gjendet i plagosur pas arratisë autori i dyshuar

7 Nëntor 2025, 09:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga vendngjarja

Policia e Kosovës ka arrestuar tashmë autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Malishevë, një ditë më parë.

Sot rreth orë 06:30 ai është arrestuar në fshatin Plloqicë. I dyshuari është i plagosur dhe pas ndihmës së parë në QKMF Malishevë është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Vrau dy kunetërit në Kosovë, gjendet i plagosur pas arratisë

Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetent”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur ditën e enjte në fshatin Golluboc të Malishevës, ku të vrarë mbetën dy vëllezër. I dyshuari për këtë ngjarje është dhëndri i viktimave.

Personi i dyshuar, me inicialet A.I, dyshohet se ka vrarë dy vëllezërit në oborrin e shtëpisë së tyre.

Mësohet se i dyshuari, ka pasur edhe më parë probleme me ligjin, ndaj të cilit Prokuroria në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprat penale "Dhunë në familje", dhe "Kanosje".

 


Video