Vladimir Putin ka deklaruar sot se do të kandidojë sërish për president të Rusisë, në zgjedhjet e muajit mars të 2024-ës.
Njoftimi i bërë këtë të premte nuk ishte i papritur dhe ka pak pikëpyetje për rezultatin.
Putin ka dominuar sistemin politik të Rusisë dhe median për dy dekadat e fundit, duke burgosur politikanë të shquar të opozitës, si Alexei Navalny dhe Ilya Yashin, të cilët mund ta sfidojnë atë në fletëvotim.
Putini ka fituar zgjedhjet e mëparshme me një rezultar dërrmues, por vëzhguesit e pavarur të zgjedhjeve thonë se ato janë kanë qenë në pjesën më të madhe të tyre të manipuluara.
Zëdhënësi i Putinit, në një intervistë të mëparshme tha: “Putini do të rizgjedhet vitin e ardhshëm me më shumë se 90% të votave”. Ky do të ishte mandati i tij i pestë në pushtet.