Pamje të trishta nga Gaza. Në rrjet është duke qarkulluar një video nga momenti rrëqethës kur gazetari i televizionit të 'Al Jazeera' merr lajmin e kobshëm të vdekjes së familjarëve të tij nga sulmet ajrore izraelite.
Gruaja, vajza dhe djali i korrespondentit arab të Al Jazeera, Wael Dahdouh janë anëtarët e familjes së tij që u vranë kur një bombë ra mbi shtëpinë në të cilën ishin strehuar.
Këtë e ka bërë të ditur kryeredaktori i televizionit Al Jazeera, Mohamed Moawad.
“Gruaja, vajza dhe djali i gazetarit tonë të guximshëm ëael Dahdouh janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite që goditën shtëpinë në të cilën ata kishin gjetur strehë.
Aljazeera' s brave veteran journalist Wael Dahdouh's wife, son and daughter were killed in an Israeli airstrike which targeted a shelter house they had fled to. Wael received the news while on air covering the nonstop Israeli strikes on Gaza! pic.twitter.com/G2Z8UreboU
— Mohamed Moawad (@moawady) October 25, 2023Wael mësoi për lajmin e kobshëm derisa po raportonte pandërprerë për sulmeve izraelite në Gazë”, ka shkruar Moaëad.
Në anën tjetër, IDF-ja izraelite ka publikuar pamjet kur tanket e tyre futen në Rripin e Gazës dhe pas përfundimit të një operacioni janë tërhequr në territorin e Izraelit.