Rusia nis trajnimin për “kundërpërgjigje ndaj sulmeve atomike”, stërvitjen e drejton vetë Putin

25 October 2023, 20:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia nis trajnimin për “kundërpërgjigje ndaj sulmeve
Presidenti rus Vladimir Putin

Forcat e Armatosura Ruse do të praktikojnë fillimin e një “sulmi masiv bërthamor në përgjigje të një sulmi atomik të armikut”.

Këtë e bëri me dije ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Forcat e parandalimit strategjik të Rusisë po trajnohen nën udhëheqjen e presidentit rus Vladimir Putin.

Ministri rus i Mbrojtjes Shoigu raportoi te Putin se ushtria ruse do të praktikojë fillimin e një sulmi masiv bërthamor në përgjigje të një sulmi bërthamor armik.

Gjatë trajnimit, Rusia raportohet se ka kryer lëshime të raketave ndërkontinentale, balistike dhe detare. Videoja e lëshimit të raketave është publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes.


Video