Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një grabitje e pazakontë makine është regjistruar më 17 Gusht në një rrugë të qetë të Brazilit.
Grabitësit kanë ndërprerë një çift që po kryente marrëdhënie seksuale në sediljen e pasme të makinës së tyre, dukei nxjerrë lakuriq në rrugë.
Tre burra shihen në videon e mëposhtme duke iu afruar makinës nga pjesa e pasme në atë që duket të jetë një rrugë e ndriçuar mirë.
Ata hapin me forcë dyert e makinës dhe nxorrën çiftin me dhunë. Një krah zgjatet nga brenda makinës në përpjekje për të tërhequr derën e mbyllur më kot dhe për të mbajtur grabitësit jashtë.
Çifti i tronditur del nga dera e pasagjerit të makinës krejtësisht lakuriq. Grabitësit pas kësaj marrin makinën dhe lënë çiftin lakuriq në këmbë.