Kaos në Stamboll/ Anijes i bllokohet timoni në lëvizje në ngushticën e Bosforit

1 September 2022, 23:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kaos në Stamboll/ Anijes i bllokohet timoni në lëvizje në
Anija e mallrave

Momente të frikshme në Bosfor. Anija e mallrave 173 metra e gjatë e quajtur "LADY ZEHMA" me flamur liberiane, mundi të ndalonte 100 metra nga bregu i Bebekut. Kjo pasi anijes iu bllokua timoni. 

Nga aksidenti nuk ka pasur viktima, të lënduar apo dëme materiale. Ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare njoftoi se në vendngjarje janë nisur 5 rimorkiatorë dhe 2 skafë, qarkullimi i anijeve në Bosfor është pezulluar. 

"Anijet tona Rescue-5, Rescue-6, Rescue-9, Rescue-12, Nazım Tur rimorkiatorë, KEGM-3, KEGM-5 u dërguan në vendngjarje për anijen e ngarkesave 173 metra të quajtur Lady. Zehma. Trafiku i anijeve në Bosfor u pezullua. Marrje,”- u dha në deklaratën zyrtare.

Ndërkohë, në pamjet e publikuara nga mediat turke, duket anija me timonin e kyçur, që i afrohej bregut me tinguj sirenash dhe qytetarët shikonin nga plazhi ngjarjen duke mbajtur frymën.


Video