Tragjike në Itali/ Humb jetën 12-vjeçarja shqiptare teksa luante në kopësht

31 August 2022, 23:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike në Itali/ Humb jetën 12-vjeçarja shqiptare teksa
Ilustrim

Një ngjarje tragjike është shënuar në provincën e L’Aquila, në Itali. Një vajzë 12-vjeçare shqiptare, humbi jetën pasi u godit nga drurët mbajtës të shilarëses, që i ranë sipër ndërsa ajo po luante.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orëve të pasdites së sotme.

Fëmija fillimisht u dërgua në urgjencën në Avezzano, dhe më pas u transferua në spitalin San Salvatore në L’Aquila, por çdo përpjekje për shpëtimin e saj ishte e kotë. Në vendngjarje u gjend edhe një infermiere e cila u përpoq ta sillte në jetë, por qe e pamundur.

Policia rrugore dhe karabinierët kanë rrethuar zonën po kryejnë hetimet për shkaqet.


Video