Pezullimi i marrëveshjes për vizat, Lavrov: Politikanët europianë, patetikë

1 September 2022, 13:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pezullimi i marrëveshjes për vizat, Lavrov: Politikanët
Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov,

Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, deklaroi ditën e sotme se politikanët evropianë që duan të kufizojnë dhënien e vizave për rusët janë patetikë. Ai theksoi në deklaratën e tij se Moska nuk do të izolohet, raporton 'Alo.rs'.

"Unë mendoj se qytetarët e BE-së nuk duhet të ndëshkohen në përgjigje të hapave të bllokut në lidhje me lehtësimin e vizave për rusët", tha Lavrov.

Ministrat e jashtëm të BE-së arritën ditën e djeshme konsensus politik për të pezulluar plotësisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë. 

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se vendimi do të reduktojë ndjeshëm numrin e vizave të reja të lëshuara nga vendet anëtare të BE duke qenë se procesi do të bëhet më i vështirë dhe do të zgjasë më shumë.

Vizat tashmë ishin të kufizuara për disa kategori shtetasish rusë. Borrell tha se ky nuk është një tekst ligjor, por vetëm një marrëveshje politike në këtë pikë. 


Video