Këshilltarja tenton t’i largojë gotën me verë, Vuçiç: Nuk jam dehur (VIDEO)

2 September 2022, 14:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Këshilltarja tenton t’i largojë gotën me verë,

Presidenti serb Aleksandar Vuçic mesa duket e teproi me verë në panairin e quajtur “Wine Vision of the Open Balkans” në Beograd.

Teksa po shijonte verërat, Vuçiç u ndal për një moment para kamerave bashkë me këshilltaren e tij për media, Suzana Vasiljevic.

Në një video e cila është publikuar në Twitter, Vasiljevic shihet teksa ia merr gotën Vuçicit për ta nxjerr disi nga situata. Por, presidenti serb reagoi. “Ajo dëshiron ta provojë verën. Ka frikë se unë po pi shumë. Por, është në rregull” u tha Vuçic, gazetarëve.

Në samit i cili po mbahet në Beograd, pos kryeministri të Shqipërisë Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, të cilët kanë kryesuar nismën, do të marrin pjesë edhe kryeministri në largim i Malit të Zi Dritan Abazovic, kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH-së Zoran Tegeltija, ministrat e Punëve të Jashtme të Hungarisë dhe Turqisë Peter Sijarto dhe Mevlut Çavusoglu.


Video