Një grup ushtarësh rusë që raportohet se luftojnë në Ukrainë, kanë dërguar sot një mesazh drejtuar serbëve pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.
Pesë ushtarët rusë shfaqen përpara një makine ku janë vendosur dy flamujt, ai i Serbisë dhe Rusisë, dhe shprehen se janë të gatshëm të vijnë e t’i ndihmojnë serbët pas disfatës në veri të Kosovës ku humbën jetën katër prej tyre.
Video pretendohet se është realizuar në Ukrainë.
Mesazhi i tyre:
“Përshëndetje të dashur serbë. Ju përcjell përshëndetjet nga ekipi ynë special, dhe i dërgojmë një përshëndetje të zjarrtë të gjithë serbëve. Ne e kuptojmë që për shkak të situatës ku jeni humbët katër njerëz. Unë isha në Kosovë për 2 vite, nga 1999 në 2001. E di dhimbjen tuaj, e kam parë personalisht.
I njoh njerëzit tuaj shumë mirë. Po ju them personalisht se në çdo moment, do të vijmë sërish dhe do t’ju ndihmojmë. Do bëjmë gjithçka të nevojshme, jemi një komb, jemi vëllezër. Kosova, Serbi”.
A video in support of the #Serbian #Terrorists who attacked the #Kosovo #Police on Sunday, came from the #Russian special unit in #Ukraine pic.twitter.com/tb6WgcAIbD
— The Geopost (@theGeopost) September 27, 2023