
Vox News sjell PAMJET, brenda BAZËS së grupit KRIMINAL në Fushë ...
6 Dhjetor, 11:54Fokus
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se do të mblidhet kryesia e partisë ditën e sotme në orën 18:00.
Në njoftimin për mediat bëhet me dije se rend i ditës së kësaj mbledhjeje do të jetë situata e sigurisë në vend.
“Pas përfundimit mbledhjes, në ora 19:00 kryetari Ramush Haradinaj do t’i adresohet mediave”, thuhet në njoftim.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj u takua me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa tha se sulmi në veri të Kosovës është qartësisht terrorist dhe shtoi se situata vijon të mbetet e rrezikshme.