
Prej të paktën një vit tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një fenomen të ri kriminalistik, që konsiston në bastisjen e bizneseve të ndryshme nga turma njerëzish.
Në pjesë të madhe, këto grabitje kryhen nga njerëz me ngjyrë, por jo vetëm. Ata futen në markete, dyqane rrobash, apo elektronike dhe grabisin çfarë t’u dalë para pa u shqetësuar.
Në disa shtete amerikane, këta individë duket se janë favorizuar më tepër nga ligje të kaluara së fundmi, që nuk lejojnë procedime penale për grabitje nën 700 dollarë.
Policia gjithashtu stepet t’i arrestojë pasi rrezikon të targetohet si raciste, duke bërë që mijëra biznese të pësojnë dëme kolosale.
Së fundmi në Filadelfia, grupe të mëdha me dhjetra të rinj me ngjyrë janë parë duke bastisur qindra biznese, përfshi edhe atë të “Apple”.
Por tashmë policia vendase ka ngritur një ekip aty për “përgjigje të shpejtë” dhe është duke tentuar ta frenojë sado pak këtë fenomen.
????????????????????????????Broo I been laughing for 20min straight omfg dawg???????????? yall really went looting pic.twitter.com/xRRW6s9KYH
— MG (@Mile2x) September 27, 2023