Vdesin katër ushtarë amerikanë në Lituani, po stërviteshin pranë kufirit me Bjellorusinë

26 March 2025, 16:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdesin katër ushtarë amerikanë në Lituani, po
Ushtarë amerikanë në Lituani

Katër ushtarë amerikanë kanë humbur jetën gjatë një stërvitjeje në Lituani, në kufi me Bjellorusinë.

Ambasada Amerikane në Vilnius tha në një postim në mediat sociale se ushtarët u zhdukën të mërkurën nga një zonë stërvitore pranë Pabrade, afër kufirit lindor të Lituanisë me Bjellorusinë.

Ushtarët, të gjithë nga Brigada e Parë, Divizioni i 3-të i Këmbësorisë, po kryenin stërvitje të planifikuar taktike në momentin e incidentit.

Por sipas gazetës lituaneze Delfi, pas kërkimeve, janë gjetur katër trupat e pajetë të tyre. Rrethanat e incidentit tragjik mbeten ende të paqarta.


Video