Ushtria Izraelite i ka drejtuar një mesazh palestinezëve që jetojnë në Gaza, ku i kërkon të zhvenosen sa më parë në jug të vendit.
Në një deklaratë për media, zëdhënësi i Ushtrisë Izraelite i ka kërkuar banorëve të zhendosen përkohësisht për të mirën e sigurisë së tyre.
Ndonëse fushata izraelite e bombardimeve nga ajri në Gaza është intensifikuar gjatë dy ditëve të fundit, ende nuk ka nisur ndërhyrja nga toka.
"Vëmendje banorë të Gazës, dëgjoni me kujdes! Për sigurinë tuaj, i bëjmë thirrje të gjithë banorëve në Gaza dhe qytetin e Gazës, të zhvendosen përkohësisht në jug. Kjo është një masë e përkohëshme, kthimi në veri të Gazës do të jetë i mundur sapo të përfundojë rreziku", thotë ushtria izraelite në mesazhin e saj.
An urgent message for the residents of Gaza: pic.twitter.com/GAW3a7lWt8
— Israel Defense Forces (@IDF) October 28, 2023