Tym i bardhë në Vatikan! Kardinalët zgjedhin Papën e ri

8 Maj 2025, 18:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tym i bardhë në Vatikan! Kardinalët zgjedhin Papën e ri

Tym i bardhë në Vatikan! Konklava ka arritur dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë Papa Françeskun.

Pritet të njihet emri i Papës së ri, i cili i paraqitet botës nga Lozha e Bekimeve e Bazilikës së Vatikanit.

Pas dy ditësh votimi të kardinalëve në Kapelën Sikstine, u arritën 2/3 e votave të nevojshme për zgjedhjen, ndërsa numri i kardinalëve zgjedhës ishte 133.

Gëzim i madh për mbarë Kishën Katolike, ndërsa turma e besimtarëve në shesh para Vatikanit kanë shpërthyer në brohorima dhe duartrokitje për  Pasardhësin e ri të Shën Pjetrit!


Video