Bill Gates: Do dhuroj të gjithë pasurinë time! Njerëzit nuk do thonë "ai vdiq i pasur"

8 Maj 2025, 15:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bill Gates

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, i ka dhënë vetes një afat kohor 20-vjeçar për të "dhuruar pothuajse të gjithë pasurinë" e tij.

Fondacioni Gates thotë se ka dhuruar më shumë se 100 miliardë dollarë gjatë 25 viteve të para dhe do ta dyfishojë këtë shumë gjatë 20 viteve të ardhshme.

Gates tha se e mori vendimin pasi lexoi "shumë libra".

"Një nga gjërat më të mira që lexova ishte një ese e vitit 1889 nga Andrew Carnegie e quajtur "Ungjilli i Pasurisë", shkroi kryetari i Fondacionit Gates. "Ai argumenton se të pasurit kanë përgjegjësi t'i kthejnë burimet e tyre shoqërisë, një ide radikale në atë kohë që hodhi themelet për filantropinë siç e njohim sot", shtoi ai.

"Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua kur të vdes, por jam i vendosur që 'ai vdiq i pasur' nuk do të jetë një prej tyre", shkroi Gates, i cili mbush 70 vjeç më vonë këtë vit. "Ka shumë probleme urgjente për t'u zgjidhur që unë të mbaj burime që mund të përdoren për të ndihmuar njerëzit".

Fondacioni Gates, një nga bamirësitë më të mëdhenj në botë, ka dhuruar tashmë më shumë se 100 miliardë dollarë që nga themelimi i tij, duke përfshirë zhvillimin e vaksinave të reja, mjeteve diagnostikuese dhe mekanizmave të ofrimit të trajtimit për të luftuar sëmundjet në të gjithë botën. Gates ka rritur ritmin e dhurimeve të tij vitet e fundit, veçanërisht pas pandemisë, por njoftimi i së enjtes shënon një përshpejtim dramatik në mobilizimin e pasurisë së tij. Fondacioni Gates e quajti atë "angazhimin më të madh filantropik në historinë moderne".


Video