Tymi i zi del nga oxhaku, dështon sërish zgjedhja e Papës!

8 Maj 2025, 12:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tymi i zi është parë të ngrihet nga oxhaku mbi Kapelën Sistine për të dytën herë që nga mbledhja e Konklavës.

Kjo do të thotë që pritja për një Papë të ri do të vazhdojë, pasi nuk janë arritur votat e nevojshme për kreun e ri të Kishës Katolike.

Votimi i këtij mëngjesi me sa duket nuk ishte i suksesshëm në zgjedhjen e një Pape të ri.

Sakaq, pritet që ditën e sotme të zhvillohen edhe votime të tjera ku kardinalët do të shprehin vullnetin e tyre për Papën e ri.

Video