Trump kundër gjigantëve të AI: Ka forca negative që duan ta ndalin, kush fiton këtë sfidë fiton mbi gjithçka!

13 September 2026, 19:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump kundër gjigantëve të AI: Ka forca negative që duan ta
Donald Trump

Donald Trump ka kritikuar “forcat negative” që duan të ngadalësojnë zhvillimin e inteligjencës artificiale. Ai i bëri këto deklarata gjatë një bisede me gazetarët nga klubi i tij i golfit në Doonbeg të Irlandës, ku ndodhet për të ndjekur një turne, pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në vend.

“Mendoj se ka shumë forca negative që po e ngrenë këtë çështje pa pasur arsye, duke sjellë në diskutim skenarë që nuk do të ndodhin”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan po i përgjigjej alarmit të ngritur nga disa prej kompanive më të mëdha amerikane të sektorit të inteligjencës artificiale, të cilat kanë kërkuar ngadalësimin e zhvillimit të AI-së, nga frika se teknologjia mund t’i shpëtojë kontrollit njerëzor.

Trump më pas theksoi rëndësinë e teknologjive të reja dhe peshën që ato kanë në raportet e fuqisë mes vendeve në arenën ndërkombëtare.

“Jemi përpara Kinës në inteligjencën artificiale, jemi vendi më i avancuar në botë. Dhe, sinqerisht, dua që të mbetet kështu, sepse kush fiton në fushën e inteligjencës artificiale, fiton gjithçka”, deklaroi Trump.

 

 


Video