Tronditet Austria, tre gra vriten me thikë brenda një shtëpie publike në Vjenë

24 February 2024, 17:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tronditet Austria, tre gra vriten me thikë brenda një shtëpie
Tronditet Austria, tre gra vriten me thikë brenda një shtëpie publike në Vjenë

Policia ka arrestuar një burrë pasi tre gra u vranë brenda një shtëpie publike në kryeqytetin austriak, Vjenë.

Një dëshmitar kishte zbuluar gjurmë gjaku jashtë ndërtesës, që ndodhet pranë lumit Danub, dhe lajmëroi policinë të premten në mbrëmje.

“Gratë u gjetën të vrara me prerje në trup, çka besohet të jenë plagë të shkaktuara nga thika", tha zëdhënësi i policisë Philipp Hasslinger.

Një 27-vjeçar azilkërkues nga Afganistani u arrestua në afërsi të shtëpisë publike teksa mbante një thikë në dorë, e cila dyshohet të jetë arma e krimit.

Policia gjeti një grua të katërt brenda shtëpisë publike dhe ajo po merret në pyetje nga oficerët si dëshmitare okulare. Identiteti i tre viktimave mbetet i paqartë, por shtëpia publike është në lagjen e 20-të të Vjenës, një nga më të varfrat e qytetit.


Video