Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Në Leposaviç është sulmuar fizikisht kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, të cilit i është thyer edhe kamera.
Në pamjet e dërguara nga gazetarja jonë Venera Xhoxhaj, shihet sulmi i ekipeve të medieve dhe kameramani Bekteshi duke u rrëzuar.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur ministri Elbert Krasniqi po largohej nga ndërtesat e komunës me automjet.
Gjithashtu theksohet se në momentin kur janë larguar për t’i shpëtuar sulmeve me molotov, gazetarëve u kanë rënë telefonat, të cilat ua kanë marrë protestuesit serbë.