Tensionet në Kosovë, japin dorëheqjen edhe doganierët serbë nëpër pika kufitare

10 November 2022, 13:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensionet në Kosovë, japin dorëheqjen edhe doganierët
Doganierët japin dorëheqjen

Pas policëve, gjykatësve e prokurorëve serbë, kanë dhënë dorëheqje edhe doganierët serbë nëpër pika kufitare. Kështu po raporton media KosovOnline.

“Ne kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me kolegët tanë shqiptarë, si nga dogana ashtu edhe nga Policia e Kosovës. Shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë njëri nga ish-doganierët serb

Sipas mediumit serb, doganierët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre shefit të ndërrimit në Jarinje dhe ai pritet që t’i përcjellë ato institucioneve relevante në Prishtinë.


Video