Tërmeti i fuqishëm godet Italinë, pasohet nga 6 lëkundje të tjera sizmike

9 November 2022, 07:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tërmeti i fuqishëm godet Italinë, pasohet nga 6 lëkundje

Një tërmet me magnitudë 5.7 është regjistruar në brigjet e Riminit, në detin Adriatik.

Tërmeti është ndjerë në zona të ndryshme të Italisë si dhe në Kroaci. Tërmeti u ndje nga popullsia në Marche, Abruzzo, Lazio dhe Emilia Romagna dhe rajone të tjera italiane, mëngjesin e sotëm në orën 07:07.

Epiqendra, sipas raportimeve në mediat italiane ishte përgjatë bregut të Pesaros në një thellësi prej rreth 8 kilometrash. Kontrollet e para në ndërtesa janë duke u zhvilluar, por aktualisht nuk ka shembje të mëdha apo të lënduar apo viktima.

Më pas kanë ndodhur të paktën edhe 6 goditje të tjera sizmike me epiqendër në Italinë qendrore dhe në Adriatik.

Tërmeti i fuqishëm godet Italinë, pasohet nga 6 lëkundje

Tërmeti i fuqishëm godet Italinë, pasohet nga 6 lëkundje



Video