Përfundon takimi i krerëve të opozitës me Kurtin, Krasniqi: Qeveria nuk e di në çfarë rruge ka hyrë

8 November 2022, 10:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfundon takimi i krerëve të opozitës me Kurtin, Krasniqi:
Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, kreu Partisë Demokratike të Kosovës tha pas takimit me Albin Kurtin se doli nga mbledhja me një pasiguri për qeverinë dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti.

"Fatkeqësisht nuk kemi përgjigje. Këto kanë qenë disa nga konsideratat që dje më kanë shtyrë që edhe t'i drejtohem kryeministrit e t’ia shpreh gatishmërinë për komunikim të hapur e të vazhdueshëm për tu takuar dhe diskutuar, për të parë mundësitë për ti ndihmuar.

Unë sot dal nga ky takim jo shumë i sigurt që kryeministri dhe qeveria e dinë se në çfarë rruge kanë hyrë e ku duan të dalin suksesshëm prej kësaj rruge duke e ruajtur tërësinë e Kosovës dhe funskionimin e shtetit ashtu siç e kemi pasur", tha ai.

 


Video